Paralajmërimi i fortë i zyrtarit të OBSH-së: Mos festoni, Europa goditet në dimër!

  • 22 May 2020 - 22:14
 Paralajmërimi i fortë i zyrtarit të OBSH-së: Mos festoni, Europa goditet në dimër!

Vendet evropiane duhet të kujdesen për një valë të dytë vdekjeprurëse të infeksioneve me koronavirus sepse pandemia nuk ka mbaruar , tha zyrtari i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetit në Evropë.

Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, Dr Hans Kluge, drejtor për rajonin evropian të OBSH-së, bëri një paralajmërim të ashpër për vendet që fillojnë të lehtësojnë kufizimet e tyre.

Lidhur me këtë ai tha se tani është “koha për përgatitje, jo festim”.

Dr Kluge theksoi se, pasi numri i rasteve të Covid-19 në vende të tilla si Britania e Madhe, Franca dhe Italia kishte filluar të binte, nuk do të thoshte se pandemia ishte në përfundim.

Epiqendra e shpërthimit evropian tani është në lindje, me numrin e rasteve në rritje në Rusi, Ukrainë, Bjellorusi dhe Kazakistan, paralajmëroi ai.

(Kosova Sot Online)