Alarmon analisti: Amerikanët alarmojnë për rrezikun e ndarjes, politikanët e Kosovës të përgjumur e inatosur për interesat personale

  • 23 May 2020 - 09:06
Alarmon analisti: Amerikanët alarmojnë për rrezikun e ndarjes, politikanët e Kosovës të përgjumur e inatosur për interesat personale

“Kjo thirrje e ish diplomatit amerikan na lë të kuptojmë se sa fuqi kemi ne, derisa edhe pas 12 vjet pavarësi dhe shtet me Kushtetutën e saj, nuk kemi mundur të shtrijmë gjithë sovranitetin e shtetit në atë pjesë veriore që po shkelet me dy këmbët, dhe gjithçka që po ndodhë atje për këto 12 vjet pas pavarësisë. Ne jemi këtu ku jemi por atje gjithçka frymon serbe në veri të Mitrovicës-Zemra e Kosovës. Kjo thirrje e ish-diplomatit flet shumë më shumë dhe qartë se cenimi i sovranitetit të shtetit të ri të Kosovës po rrinë i gatshëm për tu ekzekutuar pikërisht në këtë fazë serioze dhe vendimtare të zhvillimit të dialogut me Serbinë për një marrëveshje historike, proces ky i ndërmjetësuar nga BE-SHBA, dhe së fundi me kërkesën e përfshirjes në të edhe të Rusisë si superfuqi botërore. Nuk është rastësi interesimi i Rusisë që të bëhet pjesë e procesit kur dihet qëndrimi i kësaj fuqie ushtarako politike me ndikim në rendin botëror sa i takon Kosovës dhe Serbisë”, thotë analisti politik Ragip Guraziu.

Analisti politik Ragip Guraziu e sheh si shumë serioz reagimin e politologut nga Universitetit të Harvardit, Nicholas Burns, i cili përmes një postimi në Tvitter ka thënë se sot Kosova është e pavarur në dialogun me Serbinë duhet të angazhohen SHBA dhe Bashkimi Evropian, të punojnë së bashku për të ruajtur integritetin e saj territorial. “SHBA dhe BE duhet të punojnë së bashku për të ruajtur integritetin e saj territorial dhe për ta parë atë të bëhet një anëtar i OKB-së në një Evropë të lirë, demokratike”, ka shkruar Burns.

Image
Ragip Guraziu

Analisti Guraziu thotë se ky alarm i ish diplomatit amerikan flet shumë për pasivitetin dhe përgjumjen e politikës kosovare, karshi brengës amerikane për rrezikun i cili është para shtetit të Kosovës, me një politikë thellësisht të përçarë.

“Për ta ruajtur integritetin territorial të shtetit të Kosovës, më shumë po interesohet Nichlas Bruns, politologu i Universitetit të Harvardit, se sa vendorët! Kjo thirrje e ish diplomatit amerikan na lë të kuptojmë se sa fuqi kemi ne, derisa edhe pas 12 vjet pavarësi dhe shtet me Kushtetutën e saj, nuk kemi mundur të shtrijmë gjithë sovranitetin e shtetit në atë pjesë veriore që po shkelet me dy këmbët, dhe gjithçka që po ndodhë atje për këto 12 vjet pas pavarësisë. Ne jemi këtu ku jemi por atje gjithçka frymon serbe në veri të Mitrovicës-Zemra e Kosovës.

Kjo thirrje e ish-diplomatit flet shumë më shumë dhe qartë se cenimi i sovranitetit të shtetit të ri të Kosovës po rrinë i gatshëm për tu ekzekutuar pikërisht në këtë fazë serioze dhe vendimtare të zhvillimit të dialogut me Serbinë për një marrëveshje historike, proces ky i ndërmjetësuar nga BE-SHBA, dhe së fundi me kërkesën e përfshirjes në të edhe të Rusisë si superfuqi botërore. Nuk është rastësi interesimi i Rusisë që të bëhet pjesë e procesit kur dihet qëndrimi i kësaj fuqie ushtarako politike me ndikim në rendin botëror sa i takon Kosovës dhe Serbisë. Prandaj kushdo që e merr timonin e vazhdimit të dialogut në javët apo muajt në vijim duhet ta ketë të qartë për sfidat që e presin. Kjo marrëveshje siç po cilësohet historike gjithsesi që në materien e saj të përgatitjes e paraqet edhe rrezikun serioz për planin e ndarjes. Politikanët Kosovarë duhet të jenë unik e të bashkuar sa i takon interesit të shtetit sepse zyrtarët e lartë serb, Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq po i shfrytëzojnë inatet personale dhe lakminë për pushtet të liderëve shtetëror të Kosovës që ju ka humbur edhe mendja edhe ndjena për shtet”, thotë analisti politik Ragip Guraziu.

“Fushata serbe ndërkohë është bërë problematikë edhe për çështjen e dialogut. Sikurse Gjermania, edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë që Beogradi zyrtar të ndalë fushatën kundër pavarësisë së Republikës së Kosovës, megjithatë pavarësisht thirrjeve, Serbia vazhdon lobimin me qëllim të arritjes së ç’njohjeve për Kosovën dhe dobësimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës deri në arritjen e marrëveshjes finale. Nëpërmes planit të ndarjes, Rusia po mundohet që nëpërmes Serbisë t'i fus hundët në Kosovës për ta destabilizuar dhe pushtuar Ballkani, derisa liderët tanë i ka zënë një gjumë i rëndë, duke kaluar nga ai dimërore deri në atë pranverorë, e që ka rrezik dhe mundësi se do i zënë edhe gjumi vjeshtor”, thotë Ragip Guraziu.

(Kosova Sot Online)