Tregon profesori i së drejtës: Ja çfarë do të ndodhë me politikën pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për dekretin e Hashim Thaçit

  • 23 maj 2020 - 09:14
Tregon profesori i së drejtës: Ja çfarë do të ndodhë me politikën pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për dekretin e Hashim Thaçit

“Juridikisht me verdikt përfundon çështja e kontestuar. Politikisht do të kemi zhvillime. Presidenti nëse humbë, politikisht shikuar gjendjen që do të krijohet duhet të japi dorëheqje pas verdiktit kundër dekretit që ai ka nxjerr. A do të jetë kështu mbetet të shihet. Unë nuk besoj se Thaçi dorëhiqet apo Mustafa ose ndonjë udhëheqës tjetër nga grupimi për Qeveri të LDK-së. VV do të shkon në protesta. Këto janë zhvillimet që do të bëhen. Nëpërmjet kësaj është shumë e kuptueshme pse bëhen presionet aktualisht nga Thaçi dhe Kurti ndaj Gjykatës Kushtetuese. Qëllimi është i fitimit të procesit. Nuk ka gjë tjetër. Kjo është antiligjore. Është e ndaluar dhe ka përgjegjësi politike dhe juridike”, thotë Muhamet Kelmendi.

Ekspertët e të drejtës Kushtetuese vlerësojnë se duke u afruar fundi i muajit, data 29 maj, puna e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës po futet në zonën rrezikshme të ndikimit të ashpër nga politika për ta gjykuar dhe vendosur rastin e kontestuar lidhur me dekretin për formimin e Qeverisë së re nga LDK me të tjerët si formacion politik i koalicionit LAN me Listën Serbe, të cilin e ka dhënë Presidenti Hashim Thaçi. Gjykata Kushtetuese ka reaguar ndaj deklaratave publike nga ana e Presidentit Hashim Thaçi dhe atyre të Kryeministrit Kurti, duke i vlerësuar ato si ndërhyrje direkt në pavarësinë e vendimmarrjes së saj, derisa ditët po kalojnë dhe koha e marrjes së vendimit po shkon duke numëruar ditët në minus. Profesori i së drejtë Muhamet Kelmendi konsideron se gjykimi për dekretin e Presidentit Thaçi, do të jetë testi më serioz dhe provimi më i rëndë i kësaj Gjykata në mbrojtje të kushtetutës dhe vlerave demokratike në shtetin e Kosovës, por pikëpyetje e madhe mbetet se si do ta presin palët që janë në konflikt politik.

Image
Muhamet Kelmendi

“Në Kosovë janë dy grupe shumë mirë të organizuara që janë në konflikte të ashpra dhe pa ndonjë shenjë përgjegjësie politike midis palëve. Të dyja palët po veprojnë sikur kur duan ta ndërlidhin të ardhmen politike me verdiktin e Gjykatës Kushtetuese. Por, a do të jetë kështu, mbetet të pritet. Nuk mendoj se palët do të tërhiqen. Presioni i tashëm ndaj gjykatës ka karakter të qartë politik. Thjeshtë përkrahja e vendimeve që grupet i përfaqësojnë politikisht. Në këtë gjendje priten edhe veprime konkrete nga palët. VV nëse humb me verdikt do të shkon në protesta dhe në demonstrata masovike. Nuk dihet se si do të reagon Thaçi dhe grupi i lidhur rreth Mustafës nëse verdikti i Gjykatës është negativ, kundër”, thotë profesor Muhamet Kelmendi.

Në një shtet me demokraci të zhvilluar, sipas Kelmendit, pas vendimit të Kushtetueses, palët duhet të qetësohen dhe pranojnë atë, por Kosova është një vend ku ndodhin edhe zhvillime të pa parashikueshme prandaj nuk është e pritshme që të ndodhë një sjellje e tillë e kulturuar, mundë të ketë edhe protesta të dhunshme të organizuara në politika.

“Juridikisht me verdikt përfundon çështja e kontestuar. Politikisht do të kemi zhvillime. Presidenti nëse humbë, politikisht shikuar gjendjen që do të krijohet duhet të japi dorëheqje pas verdiktit kundër dekretit që ai ka nxjerr. A do të jetë kështu mbetet të shihet. Unë nuk besoj se Thaçi jep dorëheqje, Mustafa ose ndonjë udhëheqës tjetër nga grupimi për Qeveri të LDK-së. VV do të shkon në protesta. Këto janë zhvillimet që do të bëhen. Nëpërmjet kësaj është shumë e kuptueshme pse bëhen presionet aktualisht nga Thaçi dhe Kurti ndaj Gjykatës Kushtetuese. Qëllimi është i fitimit të procesit. Nuk ka gjë tjetër. Kjo është antiligjore. Është e ndaluar dhe ka përgjegjësi politike dhe juridike”, thotë Muhamet Kelmendi. Atmosfera për konfrontim, sipas tij është shumë e përgatitur dhe nuk ka shenja se do të ketë zmbrapsje nëse në këtë situatë të tensionuar nuk ndërhyjnë ndërkombëtarët. “Të dyja palët duhet të ndalen. Madje edhe të tërhiqen, deri në largimin e tyre nga detyrat që i kanë. Kështu ata janë bërë shkelësit më të mëdhenj të normave juridike dhe nga kjo duhet të kërkohet largimi i tyre nga skena politike e Kosovës. E kjo me vullnet nuk ndodh. Palët janë të vendosura në rrugën e tyre të konfliktit. Dhe, pas verdiktit priten çrregullime dhe vështirësi tjera të mëdha. Nuk ka Kosova mekanizëm që i ndal. Presim reagimet e SHBA-se dhe të UE pas verdiktit. SHBA ka kapacitete dhe mundësi për ti ndalur këto grupe nga shkatërrimet e mëtejme të shtetit. Shpresoj se edhe do të veprojnë”, thotë Muhamet Kelmendi.

(Kosova Sot Online)