Vdekje e dyshimtë e një shtetasi të huaj në Prizren

  • 23 maj 2020 - 11:18
 Vdekje e dyshimtë e një shtetasi të huaj në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vdekje të dyshimtë dje në qytetin e Prizrenit.

Sipas policisë, viktima mashkull shtetas i huaj është gjetur pa shenja jete.

Në vend të ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Prizren 22.05.2020 – 00:16. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull shtetas i huaj. Ne vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

(Kosova Sot Online)