Godet Qarri : Komunisti jugosllav Isa Mustafa & CO kërcënojnë Vjosa Osmanin me largim nga LDK-ja

  • 23 May 2020 - 16:58
Godet Qarri : Komunisti jugosllav Isa Mustafa & CO kërcënojnë Vjosa Osmanin me largim nga LDK-ja

Vetëm një kundërshtim i thjeshtë dhe plotësisht i arsyeshëm që Vjosa Osmani me të drejtë u bëri lojërave të pista politike të Isa Mustafës të nxitura nga Hashim Thaçi për rrëzimin e Qeverisë Kurti dhe krijimin e një koalicion të ri qeverisës, LDK, AAK, Nisma ka bërë që zyrtarët e vjetër të LDK-së, kryetaren e Kuvendit mos ta shohin më pjesë të LDK-së, madje, sipas oportunizmit të tyre, Osmani tashmë e ka zgjedhur Albin Kurtin para LDK-së. Për aq më tepër, pasi që morën votat dhe gjithçka prej saj, tani edhe matufi i korruptuar deri në fyt Haki Rugova njëri nga zhvatësit kryesor në Istog e rrethinë dhe zyrtarët e stër vjetruar të LDK-së, deklaron pa fije turpi,se kinse tanimë Vjosa Osmani, as nuk mundë të konsiderohet pjesë e LDK-së dhe strukturave të saj pasi që ka deklaruar afërsi të madhe me VV-n dhe Albin Kurtin, duke harruar që pikërisht matufët pleq si ai me Isa Mustafën dhe strukturat e stërvjetra në krye të kësaj partie e kanë kthyer LDK-n në ndërmarrje të dirigjuar nga Hashim Thaçi”, thotë analisti politik Gani Qarri.

Edhe pse në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar, LDK kishte përfshirë në radhët e vetë një numër të madh të figurave të reja, kandidat për deputet, kurse për pozitën e kryeministrit pati nominuar ish deputeten dhe nënkryetare e partisë Vjosa Osmanin, duke dhënë kushti sinjale për fillimin e reformave brenda partiake me figura të reja, pas përfundimit të zgjedhjeve garda e vjetër përsëri është kthyer në uzurpimin e drejtimit të partisë dhe injorimin e brezit të ri të kandidatëve të cilët më së shumti i sollën vota në zgjedhje këtij subjekti politik.

Analisti politik Gani Qarri thotë se shikuar nga zhvillimet e fundit në këtë subjekt politik, që nga inicimi i mocionit për rrëzimin e Qeverisë Kurti dhe kundërshtimi që i është bërë këtij mocioni nga Vjosa Osmani, tani kryetare e Kuvendit, dhe përplasjet që ka pasur me udhëheqësin e LDK-së, në këtë subjekt politik po rikthehet edhe zyrtarisht e publikisht diktatura e figurave të konsumuara politike. Ish kandidatja për kryeministre , tash në pozitën e kryetares së Kuvendit, vetëm sa nuk është detyruar akoma ta braktis LDK-në për shkak të sulmeve që po i bëhen asaj. Kryetari i komunës së Istogut Haki Rugova, zyrtar i lartë i LDK-s, madje nuk e konsideron më Vjosa Osmanin për anëtare të LDK-s pasi ajo hapur ka deklaruar se e ruan afërsinë e saj me kryeministrin në detyrë Albin Kurtin, afërsi e ndërtuar me rastin e lidhjes së koalicionit LVV-LDK.

“Zonja Osmani ka thënë se edhe zogjtë e mali e dinë për raportet e saj me Albin Kurtin dhe u kry puna, ajo nuk është më në LDK dhe nuk ka asnjë standard në botë që ekziston, ku mund të lejohet që dikush mund ta trajtojë atë në këtë formë, ekziston një logjik, dikujt mundesh me i dhanë diçka, por me i marrë me zor nuk mundesh”, la thënë Haki Rugova.

Analisti politik Gani Qarri thotë se kjo sjellje ndaj Vjosa Osmanit është injorim i skajshëm i demokracisë dhe shpërfillje e votës qytetare, për të cilin veprim, votuesi edhe do ta ndëshkon rëndë LDK-në kurdo që ndodhin zgjedhjet e reja sepse po paralajmërohet një instalimi i diktaturës brenda partiake, nga ata që nuk meritojnë për ta drejtuar këtë subjekt politik, sepse nuk e kane besimin qytetar.

Image
Gani Qarri

“Meqenëse pozita e kryeministrit përbën figurën kryesore në zgjedhjet parlamentare, të gjitha segmentet politike dhe koalicionet parazgjedhore përpiqen që ta propozojnë figurën sa më të mirë dhe më të avancuar që kanë në parti, për kryeministër në mënyrë që përmes kandidates apo kandidatit të tyre të fitojnë sa më shumë vota dhe sigurojnë një mbështetje sa më të gjerë tek elektorati në vend. Ndaj duke ditur peshën e saj tek votuesit dhe simpatinë që ajo gëzon në popull,strukturat e vjetruara të LDK-s, vepruan me mend, kur vendosën që në zgjedhjet e 6 tetorit, të shkonin me Vjosa Osmanin si kandidate për kryeministre, e cila jo vetëm që nuk zhgënjeu por dhe avancoi këtë parti, duke e renditur të dytën LDK-n, dhe fituar vetëm ajo si person, vota në Kosovë, gati aq sa ka fituar e gjithë LDK-ja, si parti. LDK si parti mori tërësisht 206.516 vota, ndërsa Vjosa Osmani e vetme, si kandidate për kryeministre, arriti të marrë,hiq më pak se 176 mijë e 16 vota të fituara nga sovrani. Por duke qenë pafundësisht mosmirënjohës dhe keqpërdoruesit më të papërmirësueshëm që njeh ky vend, komunisti jugosllav Isa Mustafa & CO, menjëherë pas zgjedhjeve të 6 tetorit, pa fije turpi e rikthyen edhe zyrtarisht diktaturën komuniste të figurave të konsumuara politike në udhëheqjen e LDK-së,duke keqpërdorur vullnetin e votuesve dhe vazhduar ngushtimin e hapësirës vepruese për të gjithë zërat reformator të brezit të ri që nuk i nënshtrohen autokracisë së liderit dhe servilëve të tij, përfshi edhe Vjosa Osmanin e cila ngriti kaq lart LDK-n dhe i dha asaj edhe njëherë mundësinë për manovrime politike dhe luajtjen e lojës së të fortit si njëra ndër dy partitë e para në votime”, thotë analisti politik Gani Qarri.

“Ndaj një fushatë e tillë kaq e ashpër dhe përjashtuese, si dhe futja e frymës së formës më të egër diktatoriale nga strukturat e stër vjetruara në parti dhe Isa Mustafa me shokë, po shndërrohen në detyrim të patejkalueshëm ndaj Vjosa Osmanit për tu larguar nga LDK-ja, një kthim i madh mbrapa i këtij subjekti politik, që besimin për pozitën e kryeministres në zgjedhjet e vitit të kaluar,i dha pikërisht Vjosa Osmanit, dhe vetëm me kandidimin e saj për kryeministre të vendit, arriti ta mobilizonte deri në atë masë elektoratin, sa LDK, të dalë partia e dytë fituese, me një nuancë tepër të vogël pas LVV-së. Kështu që krejt kjo, është logjike e hapur nënçmuese pikë së pari për vet elektoratin e LDK-s dhe ndërmarrje e detyrueshme përjashtuese për kuadrot e reja që synojnë reforma dhe ndryshime në këtë parti politike, derisa zyrtarët e saj të lartë, nga struktura e vjetruar, flasin hapur edhe për përjashtimin e nënkryetares dhe ish kandidates për kryeministre nga strukturat e LDK-së, pasi shfrytëzuan atë për fitimin e votave në zgjedhje”, thotë Gani Qarri.

Analisti Qarri thotë se kërcënimi i zyrtarëve të LDK-së ndaj Vjosa osmanit vjen pikërisht për shkakun se ajo ishte kundër marrëveshjes mes Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit për rrëzimin e Qeverisë Kurti, sepse duke qenë në kryesi të LDK-së, e kishte zbuluar këtë skenar.

“Vetëm një kundërshtim i thjeshtë dhe plotësisht i arsyeshëm që Vjosa Osmani me të drejtë u bëri lojërave të pista politike të Isa Mustafës të nxitura nga Hashim Thaçi për rrëzimin e Qeverisë Kurti dhe krijimin e një koalicion të ri qeverisës, LDK, AAK, Nisma ka bërë që zyrtarët e vjetër të LDK-së, kryetaren e Kuvendit mos ta shohin më pjesë të LDK-së, madje, sipas oportunizmit të tyre, Osmani tashmë e ka zgjedhur Albin Kurtin para LDK-së. Për aq më tepër, pasi që morën votat dhe gjithçka prej saj, tani edhe matufi i korruptuar deri në fyt Haki Rugova njëri nga zhvatësit kryesor në Istog e rrethinë dhe zyrtarët e stër vjetruar të LDK-së, deklaron pa fije turpi,se kinse tanimë Vjosa Osmani, as nuk mundë të konsiderohet pjesë e LDK-së dhe strukturave të saj pasi që ka deklaruar afërsi të madhe me VV-n dhe Albin Kurtin, duke harruar që pikërisht matufët pleq si ai me Isa Mustafën dhe strukturat e stërvjetra në krye të kësaj partie e kanë kthyer LDK-n në ndërmarrje të dirigjuar nga Hashim Thaçi”, thotë analisti politik Gani Qarri.

(Kosova Sot Online)