Nesër Fitër Bajrami, masat e lëvizjes janë të njëjta

  • 23 May 2020 - 23:01
Nesër Fitër Bajrami, masat e lëvizjes janë të njëjta

Besimtarët myslimanë nesër kanë festën e Fitër Bajramit, ndërkohë për shkak të pandemisë Covid-19 nuk do të bëhet falja e namazit të Bajramit në xhami, por nuk do të ketë as edhe vizita familjare.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se për këtë Fitër Bajram nuk do të ndryshojnë masat e lëvizjes ato do të jenë të njëjtat që janë në fuqi.

“Festën e Bajramit të Madh është ditë festive dhe aludimi në masa të tjera përveç atyre që janë në fuqi dhe që vlejnë për të gjithë nuk është i drejtë”.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Bashkësia Islame e Kosovës kanë mbajtur kontakte të vazhdueshme duke bashkëpunuar me qëllim që ky muaj të kalojë në shenjë të përkushtimit për ruajtjen e shëndetit të njerit-tjetrit dhe në zbatim të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike lidhur me pandeminë  Covid-19”.

MSh’ja të gjithë besimtarëve myslimanë u uron këtë festë.

“Besimtarët e kanë dëshmuar përkushtimin e tyre gjatë  gjithë muajit për t’i zbatuar me korrektësinë më të lartë të rekomandimeve dhe MSH-ja beson se një mënyrë e këtillë e manifestimit të besimit do të tregohet edhe gjatë festës së Bajramit të Madh, për të cilën besimtarët janë udhëzuar gjithashtu, edhe nga Bashkësia Islame e Kosovës që të manifestojnë respekt dhe kujdes duke u shmangur situata që ekspozojnë qytetarin para një rreziku siç është Covid-19”.

“Me shpresën se festimet e tjera do të shënohen sipas traditës dhe në kushte më të mira, MSH i uron të gjithë  qytetarët e besimit islam për festën e Bajramit të Madh”, thonë nga MSH’ja.

(Kosova Sot Online)