119 të vdekur nga koronavirusi të shtunën në Itali

  • 23 maj 2020 - 23:03
119 të vdekur nga koronavirusi të shtunën në Itali

Italia ka regjistruar 119 raste të vdekjeve nga koronavirusi të shtunën, ka bërë të ditur Agjencia e Mbrojtjes Civile. Të shtunën, numri i rasteve të reja ishte 669.

Të premten ishin 130 vdekje e 652 raste të reja me koronavirus.

Numri total i vdekjeve në Itali nga koronavirusi tani është 32735, që e bën këtë vend evropian të tretin në botë me viktima nga koronavirusi pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë.

Sa i përket rasteve të konfirmuara, Italia tani është e gjashta pas SHBA-së, Rusisë, Spanjës, Britanisë e Brazilit. Në Itali janë regjistruar gati 230 mijë raste me infeksion.

Numri i rasteve aktive ka rënë në 57752.

Agjencia ka bërë të ditur se Italia ka testuar 2.164 milionë qytetarë.

(Kosova Sot Online)