Francezët pa maska nuk do të lejohen të votojnë më 28 qershor

  • 23 May 2020 - 23:05
Francezët pa maska nuk do të lejohen të votojnë më 28 qershor

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, që ndezi polemika të ashpra më 15 mars mbi vendimin e presidentit francez Emmanuel Macron për t’i lënë kandidatët që të kandidonin vetëm 48 orë pas bllokimit, do të zhvillohet më 28 qershor, dhe vendosja e maskave për votuesit do të jetë e detyrueshme.

Kryeministri, Edouard Philippe, i cili e mposhti opozitën dhe shumicën e forcave politike preferon t’i zhvillojë ato në janar të vitit 2021, dhe deklaroi se vendimi është ”i kthyeshëm” në rast të përkeqësimit të epidemisë.

Raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarët e bashkive do të zhvillohet mbi tre muaj pas raundit të parë.

Zgjedhjet e raundit të dytë do të organizohen në rreth 5 000 komuna, përfshirë edhe Parisin, ku raundi i parë nuk ishte vendimtar.

(Kosova Sot Online)