Shkencëtarët e Oksfordit nisin fazën e dytë të testeve për vaksinë

  • 23 May 2020 - 23:14
Shkencëtarët e Oksfordit nisin fazën e dytë të testeve për vaksinë

Testet për vaksinën ndaj Covid-19 që po zhvillohen në Mbretërinë e Bashkuar janë duke hyrë në fazën tjetër.

Shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit janë një nga dhjetëra vendet në botë që po përpiqen fort që të gjejnë një vaksinë ndaj coronavirusit Covid-19.

Për këtë fazë do të nevojiten 10.260 të rritur dhe fëmijë, të cilët do t’i nënshtrohen provave klinike. Faza e parë nisi në prill, me 1000 të rritur.

Faza e dytë do të zgjerohet për të parë nëse vaksina reagon ndryshe në grupmosha të ndryshme.

Do të analizohen fëmijë nga 5 deri në 12 vjeç, por edhe të moshuar nga 56 në 69 vjeç, si dhe ata mbi 70 vjeç.

Faza e tretë do të jetë më shumë për të parë nëse vaksina i mbron njerëzit nga virusi, duke studiuar një grup të madh njerëzish mbi 18 vjeç.

Andrew Pollard, kreu i grupit të shkencëtarëve të Oksfordit, thotë se studimet kanë ecur mjaft deri tani, dhe faza e dytë do të ndihmojë për të kuptuar nëse arrin vaksina ta mbrojë popullsinë në masë.

(Kosova Sot Online)