Plagoset një person në Podujevë

  • 23 maj 2020 - 23:23
Plagoset një person në Podujevë

Pasditen e sotme në Podujevë një person është plagosur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘ Ali Ajeti’ dhe për media e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.

“Më 23.05. 2020 në orën 16:16 kemi pranuar një informatë se një person është plagosur në Rr. ‘Ali Ajeti’ në Podujevë. Njësitet policore iu kanë përgjigjur rastit dhe janë duke zhvilluar hetime për rastin”, thuhet në përgjigjen e policisë.

(Kosova Sot Online)