E zbulon eksperti Meha: Rrjeti i strukturave të fshehta serbe vepruan brenda UÇK-së, ja si do ti gjykon Gjykata Speciale

  • 24 May 2020 - 08:42
E zbulon eksperti Meha: Rrjeti i strukturave të fshehta serbe vepruan brenda UÇK-së, ja si do ti gjykon Gjykata  Speciale

“Këto Dhoma do të gjykojnë krimet e kryera nga rrjeti i strukturave të fshehta serbe brenda strukturave të UCK-së. Kanë qenë 140 spiunë të stërvitur e të betuar që kanë vepruar nga brenda. Detyra e tyre ka qenë që të kryhen krime në bazë të cilave UCK do të shpallej grupim kriminal, terrorist, gjenocidal. Shqetësimet e kësaj shumice janë se pritet të gjykohen krerët e UCK-se dhe se me këtë po dëmtohet vlera e UCK-së dhe e luftës. Është pikërisht e kundërta që do të ndodhë, me këto gjykime do të pastrohet UCK dhe lufta e saj. Nuk po e kuptojnë kjo shumicë se gjoja dëmtimi i vlerave te luftës është gardh i krijuar pikërisht nga krerët e UCK për të krijuar mbrojtje për veten e tyre. Disa nga krerët janë të përfshirë në rrjetin e strukturave të fshehta serbe. Dënimi eventual i tyre është dënim i krerëve të rrjetit të strukturave të fshehta serbe brenda UCK-së”, thotë eksperti Xhevat Meha.

Image
Xhevat Meha

Eksperti i fushës së sigurisë Xhevat Meha, duke paralajmërimet për rifillimin më intensiv të punës së Gjykatës Speciale për krimet e supozuara të luftës në Kosovë, kinse të kryera nga pjesëtar të UÇK-së, thotë se nuk duhet ta merr askush me shqetësim dhe frikë, sepse gjithçka që do të ndodhë në këtë proces do të jetë pastrimi i luftës së drejtë nga rastet e krimeve individuale që mundë të kenë kryer pjesëtar të përfshirë në strukturat e UÇK-së por që kanë qenë në shërbim të armikut, shërbimeve të fshehta të Serbisë të involvuara edhe në radhët e strukturës së UÇK-së.

“Fillimi i punës se kësaj gjykate po pritet me interesim dhe shqetësim nga shumë qytetar, shumica për mendimit tim janë gabim në shqetësimin e tyre. Unë e mirëpres fillimin e gjykimeve. Këto Dhoma do të gjykojnë krimet e kryera nga rrjeti i strukturave të fshehta serbe brenda strukturave të UCK-së. Kanë qenë 140 spiunë të stërvitur e të betuar që kanë vepruar nga brenda. Detyra e tyre ka qenë që të kryhen krime në bazë të cilave UCK do të shpallej grupim kriminal, terrorist, gjenocidal. Shqetësimet e kësaj shumice janë se pritet të gjykohen krerët e UCK-se dhe se me këtë po dëmtohet vlera e UCK-së dhe e luftës. Është pikërisht e kundërta që do të ndodhë, me këto gjykime do të pastrohet UCK dhe lufta e saj. Nuk po e kuptojnë kjo shumicë se gjoja dëmtimi i vlerave te luftës është gardh i krijuar pikërisht nga krerët e UCK për të krijuar mbrojtje për veten e tyre. Disa nga krerët janë të përfshirë në rrjetin e strukturave të fshehta serbe. Dënimi eventual i tyre është dënim i krerëve të rrjetit të strukturave të fshehta serbe brenda UCK-së”, thotë eksperti Xhevat Meha.

Ajo që është e dhimbshme në krejt këtë proces në pritje, sipas Xhevat Mehës, është loja që është bërë për vite të tëra me familjarët e viktimave, për rastet që kanë ndodhur dhe nuk kanë arritur të zbulohen e gjykohen deri më tani.

“Diçka tjetër është me shqetësuese dhe më e dhimbshme, e kjo është viktimizimi i dhjetëra mijëra individëve nga lufta e deri në ditët e sotme përmes rrenave, mashtrimeve e edhe shumw tradhtive brenda strukturave politike tw paraluftës, strukturave politike gjatë luftës e strukturave politike pas luftës, si dhe brenda strukturave ushtarake gjatë luftës. Viktimizimi më i rëndë kuptohet janë vrasjet dhe humbjet e jetëve, por shumë të dhimbshme janë edhe dëmtimet e jetëve të individëve dhe familjeve të tyre në forma tjera nga humbja e jetëve. Dëmi që i është bërë Kosovës është katastrofal. Nuk mund të gjesh ndonjë të ri a të re që me dëshirë do të ndërtonte ardhmërinë në Kosovë”, thotë eksperti I fushës së sigurisë Xhevat Meha .

(Kosova Sot Online)