'Kosova Sot Online' të gjithë besimtarëve ua uron festën e 'Fitër Bajramit'

  • 24 May 2020 - 09:14
'Kosova Sot Online' të gjithë besimtarëve ua uron festën e 'Fitër Bajramit'

Myslimanët e Kosovës, por edhe të mbarë botës sot festojnë Fitër Bajramin, festë kjo që vjen pas agjerimit njëmujor të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Me këtë rast, redaksia e gazetës "Kosova Sot Online", ua uron të gjithë myslimanëve shqiptarë kudo që janë festën e "Fitër Bajramit", qofshit të bekuar.

Kujtojmë se për shkak të Panedmisë COVID-19, kësaj radhe namazi i Bajramit nuk është falur në xhamitë e Kosovës.

Në ceremoninë e faljes së Bajramit, në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, ishin të pranishëm vetëm rrethi i ngushtë i Bashkësisë Islame të Kosovës.

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava tha se sot është me ndjenja të përziera, pasi siç u shpreh ai, për herë të parë gjatë Bajramit po ju drejtohet pa praninë e besimtarëve në xhamia, për shkak të pandemisë.

“Në përballje me pandeminë, institucionet tonë brenda mundësive kanë bërë më të mirën e mundshme për ta ruajtur shëndetin e popullatës sonë, për çfarë meritojnë mirënjohjen e respektin tonë. Falënderim të veçantë në këtë ditë të madhe festive, padyshim se meriton populli ynë i mrekullueshëm, i cili në shkallë të lartë dhe me përgjegjësi zbatoi udhëzimet e rekomandimet e institucioneve tona përgjegjëse e profesionale”, tha Tërnava.

Pas paraqitjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë, Bashkësia Islame e Kosovës më 14 mars pezulloi faljen e organizuar nëpër xhamitë e Kosovës. Myftiu Tërnava, në mesazhin e tij të Bajramit, tha se e kupton dëshirën e besimtarëve që sot të jenë të pranishëm në xhami, por ai tha se pezullimi i faljes ishte “domosdoshmëri për të mirën tonë dhe për të mirën e shëndetit publik”.

(Kosova Sot Online)