Vitia ishte komuna më e prekur me koronavirus, tash e një muaj pa asnjë rast të ri

  • 24 May 2020 - 17:07
Vitia ishte komuna më e prekur me koronavirus, tash e një muaj pa asnjë rast të ri

Komuna e Vitisë nuk ka regjistruar asnjë rast me koronavirus që pothuajse 1 muaj.

Rasti i fundit pozitiv në Komunën e Vitisë ishte shënuar më 30 prill, ndërkohë që për gjatë kësaj periudhe nuk ka asnjë të dyshuar me COVID-19.

Personi i fundit me koronavirus nga kjo komunë u shërua më 9 maj.

Në këtë komunë u shënua njëri nga dy rastet e para me koronavirus në Kosovë më 13 mars, ndërsa tani nuk ka asnjë rast aktiv.

Malisheva ishte ndër komunat e para me numrin e të infektuarve, ndërsa deri tani janë konfirmuar gjithsej 76 raste.


(Kosova Sot Online)