Në Frankfurt 107 të infektuar me COVID-19 , dyshohet se morën pjesë në një meshë

  • 24 May 2020 - 19:43
Në Frankfurt 107 të infektuar me COVID-19 , dyshohet se morën pjesë në një meshë

Të paktën 107 njerëz u infektuan me koronavirus në një meshë në komunitetin baptist në Frankfurt, njoftoi të dielën ministri lokal i Shëndetësisë.

Autoritetet gjermane janë duke u përpjekur të gjurmojnë të gjithë ata që morën pjesë në një meshë në Frankfurt këtë muaj, pasi më shumë se 107 njerëz testuan pozitivisht për koronavirusin.

Komuniteti tha se të gjitha masat epidemiologjike, përfshirë hapësirën fizike, dezinfektimin dhe maska mbrojtëse, janë respektuar.

“Ky shembull tregon se sa e rëndësishme është për të gjithë ne, veçanërisht tani që masat e lehtësuara kanë hyrë në veprim, të mbeten të kujdesshëm dhe të mos veprojmë në mënyrë të pamatur,” tha ministri i Shëndetësisë Hessen Kai Klose.

Ai tha se autoritetet shpresojnëqë identifikimi i atyre që morën pjesë në shërbim në një kishë Baptist më 10 maj do të ndihmonte në parandalimin e infektimit të të tjerëve.

“Nuk ishte e qartë menjëherë nëse të gjithë 107 me koronavirus morën pjesë në shërbim, apo nëse raportet përfshin njerëz të infektuar nga ata që vepruan”, ka thënë ai.

Kreu i Zyrës së Shëndetit të Qytetit në Frankfurt, Rene Gottschalk, shpjegoi se shumica e të infektuarve nuk tregojnë simptoma të forta të sëmundjes.

“Sipas informacionit tonë, vetëm një person është në spital,” tha Klose, duke shtuar se “situata është nën kontroll”.

Në shtetin federal Hessen, meshat lejohen që nga 1 maji me zbatim të rreptë të masave.

(Kosova Sot Online)