E zbulon Krasniqi: Ja pse po e manipulojnë Gjykatën Kushtetuese Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa për ti shmangur zgjedhjet e reja

  • 25 May 2020 - 07:27
E zbulon Krasniqi: Ja pse po e manipulojnë Gjykatën Kushtetuese Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa për ti shmangur zgjedhjet e reja

“Përveç LVV të gjitha partitë tjera nuk i duan zgjedhjet. Kanë frikë t'i kthehen sovranit, sepse për më shume se dy dekada kaq shumë e kanë gënjyer dhe shkatërruar. Prandaj duan t'i shmangin zgjedhjet, dhe përmes Gjykatës Kushtetuese që është në njëfarë mënyre pronë e presidentit Thaçi, siç është edhe shumica e institucioneve të shtetit, prandaj duan të krijojnë një qeveri, edhe pse e dinë që ajo qeveri edhe nëse krijohet do të jetë shumë jetëshkurtër,” thotë analisti politik Faik Krasniqi.

Analisti politik Faik Krasniqi, është shumë i sigurt që Gjykata Kushtetuese do të sjell vendim të favorshëm për Hashim Thaçin dhe LDK-në sa i takon dekretit për krijimin e Qeverisë së re, vetëm e vetëm që të shmangen zgjedhjet e reja të cilave ju frikësohen të gjitha partitë politike përveç LVV-së, sepse të gjithë janë të korruptuar dhe e kanë mashtruar votuesin qytetarin.

Image
Faik Krasniqi

“Përveç LVV të gjitha partitë tjera nuk i duan zgjedhjet. Kanë frikë t'i kthehen sovranit, sepse për më shume se dy dekada kaq shumë e kanë gënjyer dhe shkatërruar. Prandaj duan t'i shmangin zgjedhjet, dhe përmes Gjykatës Kushtetuese që është në njëfarë mënyre pronë e presidentit Thaçi, siç është edhe shumica e institucioneve të shtetit, prandaj duan të krijojnë një qeveri, edhe pse e dinë që ajo qeveri edhe nëse krijohet do të jetë shumë jetëshkurtër. Por prapë se prapë do të duhet t'i kthehen sovranit”, thotë Faik Krasniqi.

E për këtë skenar që po e përgatitin tani, Qeveri në kundërshtim me Kushtetutën dhe pa mandat të votës qytetare, Krasniqi thotë se partitë qëdo të përfshinë në këtë lloj marrëveshje do ta pësojnë keq, duke shënuar debakël të madh në zgjedhjet që do pasojnë. “Pas disa muajve do të jetë akoma më keq për ato parti që bëhen bashkë për të krijuar qeverinë, sepse populli do të irritohet akoma më shumë. Në zgjedhje Albin Kurti dhe LVV do t'i fitojnë zgjedhjet bindshëm”, thotë analisti politik Faik Krasniqi.

Sipas pritjes së Krasniqit, në zgjedhjet e reja kuadro që bahen ato LVV e ka të sigurt vendin e parë kurse LDK-ja që ka mashtruar, e ka prishur koalicionin pas 50 ditë funksionimi, do ta ketë problem ta kalon edhe pragun zgjedhor, së bashku me AAK dhe Nisma, kurse është e pritshme që të fuqizohet, ta merr veten gradualisht PDK-ja dhe të renditet parti e dytë fituese pas LVV-së.

“PDK do të del e dyta pa rënie ose ngritje. LDK do të pësoj debakël për shkak të këtij pisllëku që e bëri. Kurse AAK bashkë me Nismën do të luftojnë për pragun zgjedhor. Nisma kësaj radhe do të përshëndetet nga skena politike. Ky do të jetë bilanci i këtyre që duan fitore në tavolinë, të dhuruar nga Hashim Thaçi”, thotë analisti politik Faik Krasniqi.

(Kosova Sot Online)