Delfini i vogël ngordhi, pasi turistët e nxorën nga uji për të bërë fotografi

  • 25 May 2020 - 09:38
Delfini i vogël ngordhi, pasi turistët e nxorën nga uji për të bërë fotografi

Turistët në një bregdet të Spanjës, e kanë mbytur një delfin të vogël, pasi e kanë mbajtur shumë gjatë jashtë ujit për të bërë fotografi.

Mbrojtësit e rendit kanë nxituar për ta kthyer, por ishte shumë vonë sepse kishte ngordhur.

“Njerëzit janë gjallesat më të këqija që ekzistojnë, që vetëm për kënaqësinë e tyre, janë në gjendje të bëjnë gjithçka”, është një koment lidhur me rastin.

Mësohet se delfini e kishte humbur kontrollin, kur është ndarë nga grupi dhe ka shkuar në ujërat e cekëta.

(Kosova Sot Online)