Gjenden dy trupa të pajetë në Shkup

  • 25 maj 2020 - 10:37
Gjenden dy trupa të pajetë në Shkup

Në Shkup janë gjetur dy trupa të dy personave të vdekur në fazë të kalbjes.

Në rrugën ‘Anastas Mitrev’ në banesën ku ka jetuar 42 vjeçari, disa ditë ka kundërmuar erë e keqe. Gjatë intervenimit të policisë, trupi i 42 vjeçarit është gjetur në fazë të kalbjes.

Rasti i dytë është paraqitur thuajse një orë e gjysmë më vonë, në orën 15:51 në stacionin policor të Bit Pazarit.

Një person nga Shkupi ka denoncuar se në një shtëpi të rrënuar në rrugën ‘Filipi i Dytë’, është gjetur një trup i vdekur në fazë të kalbjes.

Kontrollin e vendit të ngjarjes në të dyja rastet e kanë kryer ekipet e SPB Shkup ndërsa me urdhër të Prokurorit Publik trupat janë dërguar për autopsi.

(Kosova Sot Online)