Dolën kundër vendimit së BIK’ut, policia i arrestoj 42 kaçanikas pas faljes së namazit

  • 25 May 2020 - 13:28
Dolën kundër vendimit së BIK’ut, policia i arrestoj 42 kaçanikas pas faljes së namazit

Përkundër vendimit të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës që namazi i Fitër Bajramit të mos falet në xhami, duket se jo të gjithë e respektuan këtë vendim. Vendimi i BIK-ut nuk u respektua në fshatin Biçec të Kaçanikut. Atje rreth 30 besimtarë myslimanë bashkë me imamin falën namazin e Bajramit në xhaminë e fshatit. Rreth kësaj çështje në një lidhje direkte për , ka folur kreu i komunës së Kaçnikut, Besim Ilazi.

Ai ka deklaruar që pas faljes së namazit të Bajramit, policia e Kosovës i ka intervistuar 32 persona.

“Pas faljes së namazit të Bajramit, policia i ka intervistuar 32 persona të cilët kanë kryer ritualet e faljes. Ata janë intervistuar e pastaj janë liruar në procedurë të rregullt”, thotë Ilazi.

(Kosova Sot Online)