I digjet vetura pejanes

  • 25 May 2020 - 14:17
I digjet vetura pejanes

Ankuesja femër ka raportuar se persona të panjohur dyshohet se i kishin vënë zjarrin veturës së saj të parkuar afër shtëpisë së saj rreth orës 01.00 në Pejë.

Viktima pasi ishte informuar se vetura e saj është përfshirë nga zjarri kishte arritur që ta shuaj zjarrin, mirëpo vetura kishte pësuar dëmtime në pjesën e brendshme të saj. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore si dhe njësia e zjarrfikësve.

Rasti i zjarrëvënies është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.

(Kosova Sot Online)