Nëna i vdiq, 14-vjeçari rrëqeth: S’më zë gjumi, kam frikë se vjen qeraxhiu e më nxjerr jashtë

  • 25 May 2020 - 17:21
Nëna i vdiq, 14-vjeçari rrëqeth: S’më zë gjumi, kam frikë se vjen qeraxhiu e më nxjerr jashtë

Gjendja në vendin tonë paraqiet e rënduar prej koronavirusit. E teksa thirrjet për të qëndruar në shtëpi vazhdojnë shumë shqiptarë kanë pak kursime mënjanë për të kaluar këtë periudhë të vështirë.

E disa ndoshta edhe nuk kanë fare. Por historia e një 14-vjeçari është akoma dhe më e trishtë se kaq. Ai quhet Mariglen Llapushi dhe jeton në varfëri.

Disa ditë më parë nëna e tij, u nda nga jeta nga një sëmundje e rëndë, ende pa mbushur 42 vjeçe. Babai e braktisi Mariglenin, qëkur ai ishte në barkun e nënës së tij.

Bashkë me nënën dhe gjyshen Marigleni ka jetuar në një dhomë të vetme me qira. Qiranë ata e paguanin gjithmonë në fund të vitit.

Tani 14-vjeçari ka frikë s’e mos e nxjerrin që aty pasi nuk ka të paguajë . Fjalët e tij të therin në shpirt. Ai thotë:

S’më zë gjumi, kam frikë se më vjen qeraxhiu e më nxjerr jashtë, s’kam t’i paguaj ndërsa për të ngrënë më ka lënë pak ushqime mami.

Edhe pse jeta i solli shumë vështirësi Marigleni është një nxënës me nota të mira. Tani ai i ndjek mësimet online. Në telefon nuk ka ofertë dhe detyrohet dhe rri në dritare për të kapur wifi. Rasti i tij është paraqitur në emisinon ‘Shqiptarët për Shqiptarët’.

Më tej ka treguar:

Unë jetoj në një shtëpi me qira në Gramsh, kur unë isha i vogël mami im u nda nga babi. Mami më ka rritur e vetme, sot ajo është ndarë nja jeta nga leucemija. Dita me diell më duket e errët pa të.Mami më ka rritur më shumë mundime, ajo nuk kishte asnjë mbështetje. Babi im e la qëkur më lindi, e dhunonte mamin. Mami u nda me babin. Erdhi mami në qytet për një jetë më të mirë për mua. Mami punonte kamaerierë me 150 mijë lekë. Paguante me borxhe në fund të vitit shtëpinë me qira, më thoshtë do ia dalim, nuk donte të më mërziste. Kur mami vinte nga puna i gjente punët gati, nuk doja që ajo ta kishte këtë barrë. Mami e neglizhoi sëmundjen, i pashë një ditë në krahë dy të nxira. Të nxirat i shtoheshin, në Tiranë shkoi në gradën e fundit. Nuk u kthye më andej. Qëndroi 13 ditë në spital, ndërroi jetë. E sollën në shtëpi. Më thanë se mami do vinte gjallë. E sollën arkmortin, nuk më besohej. Nuk e dija si do ja bëja më. Pa atë asnjë nuk ka asnjë kuptim. Në telefon shikoj shpesh videot e saj, dëgjoj zërin e saj. Tani unë jetoj me gjyshen, me kursimet tona as një muaj nuk na dalin. Nuk dua që ta lë gjyshen vetëm. Gjëja që dua më shumë është të paguaj qiranë, kërkoj ushqime. Po sikur të vijë qiraxhiu në mes të natës. Këta kam hall. Ëndrra ime e vetme është të bëhesha futbollist. Mami donte të ma realizonte, më thoshtë do ikim në Tiranë do bëhesh ai që ëndërron. I vetëm nuk bëhët gjë, duhet mbështetje të relizoj ëndrrën që kam.


(Kosova Sot Online)