'Kombibusi' shtyp për vdekje fëmijën 8 vjeçar

  • 25 May 2020 - 18:33
'Kombibusi' shtyp për vdekje fëmijën 8 vjeçar

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të hënë në Durrës, ku një makinë ka përplasur për vdekje një fëmijë 8 vjeçar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Jubë, teksa fëmija 8 vjeçar po lëvizte me biçikletë në momentin kur është goditur për vdekje nga një furgon.

Njoftimi

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin shtetasin Q.N.,66 vjeç, banues në Sukth.

Ky shtetas më datë 25.05.2020, rreth orës 16:05, në fshatin Jubë, Durrës, duke drejtuar mjetin furgon, ka aksidentuar një fëmijë, shtetasin G.G., 8 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë, e për pasojë fëmija ka ndërruar jetë.

(Kosova Sot Online)