Vjosa Osmani i ka dy fjalë për t'ia thënë Agim Veliut

  • 25 May 2020 - 21:48
Vjosa Osmani i ka dy fjalë për t'ia thënë Agim Veliut

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se në cështjen e ish-ministrit të Brendshëm, Agim Veliut, të kishte problem dhe duhej ta zgjidhnin partitë e koalicionit mes vete, e jo ta përbinin.

“S’po them ta përbinim cështjen me Veliun, por ta zgjidhnim problemin”, është shprehur Osmani.

Kujtojmë se Veliu u shkarkua nga kryeministri Kurti me arsyetimin se ish-minsitri kishte përkrahur idenë e gjendjes së jashtëzakonshme të propozuar nga presidenti i vendit Hashim Thaci.

Të nesërmen, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, njoftoi se LDK’ja do ta nisë në Kuvend mocionin e votëbesimin, ku më pas edhe u rrëzua qeveria e Kurtit.

(Kosova Sot Online)