Osmani: Duhet të parandalojmë me çdo kusht që Thaçi të marrë edhe një mandat si president

  • 25 May 2020 - 22:34
Osmani: Duhet të parandalojmë me çdo kusht që Thaçi të marrë edhe një mandat si president

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani thotë se LDK nuk do të duhej që të lejonte që presidenti Hashim Thaçi të marrë edhe një mandat si president i vendit. Sipas saj, nëse LDK nuk do të mund të vazhdonte një koalicion me VV’në do të duhej të qëndronte në opozitë duke kërkuar zgjedhje.

“Askush nuk ka kërkuar partneritet të përjetshëm me VV’në”, thotë Osmani.

“Nëse jo me VV’në rrimë në opozitë. Nuk është fundi i botës që të rrimë për pak kohë në opozitë”, thekson ajo, duke kujtuar se vitin tjetër prapë do të duhej të shkohej në zgjedhje për shkak se mbaron mandati i presidentit Hashim Thaçi.

“Duhet të parandalojmë me çdo kusht që Thaçi të marrë edhe një mandat në presidencë”, tha Osmani.

(Kosova Sot Online)