Osmani: Zyrtarë të lartë në LDK’ i thanë Amerikës se unë nuk përfaqësoj partinë time

  • 25 May 2020 - 22:52
Osmani: Zyrtarë të lartë në LDK’ i thanë Amerikës se unë nuk përfaqësoj partinë time

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se zyrtarë të lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, i kanë dërguar letra administratës Trump duke thënë se Osmani nuk shpreh asnjë qëndrim të LDK’së.

“Kishte zyrtarë të LDK’së që i dërgonin letra ambasadës amerikane ku thuhej se Vjosa Osmani nuk shpreh asnjë qëndrim të LDK’së”, është shprehur Osmani.

Tutje, ajo tha se është akuzuar se LDK’ja i ka humbur zgjedhjet për shkak të saj.

“Ndërkohë sot thuhet se LDK’ja i ka humbur zgjedhjet për shkak të Vjosa Osmanit”, thotë Osmani.

“Nëse ka diçka probleme, më thuaj në sy, e jo të dërgosh letra në Berlin e Uashington”.

“Sulmet politike mund t’ua fali, fyerjet çnjerëzore nuk do t’ua fali kurrë”, shton ajo.

“Janë deklarata publike. Është e turpshme që fyerje të tilla të bëhen nga njerëzit e shtëpisë”, thotë Osmani.

Sipas saj, ajo vetëm ka kryer përgjegjësitë e saj, si kandidate e LDK’së për kryeministre.

“Unë kam dalë në ballë të garës në shtëpinë time në LDK. Thika prapa shpinës nuk i takon shtëpisë sime”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)