Shpërthen me kritika Grapci: Ja pse nuk duhet të pranohet pjesëmarrja ruse në dialogun Kosovë - Serbi

  • 26 May 2020 - 06:54
Shpërthen me kritika Grapci: Ja pse nuk duhet të pranohet pjesëmarrja ruse në dialogun Kosovë - Serbi

“Pala Kosovare duhet ta kundërshtojë përfshirjen e Rusisë në procesin e dialogut Kosovë-Serbi pa kompromis, nuk po e them këtë që vetëm pse Rusia është aleat i Serbisë, por edhe për shkak se nuk ka qenë e përfshirë që nga bisedimet e para. Po të kishte qenë nga fillimi e përfshirë do të kisha mundur të them që është në rregull dhe duhet vazhduar të jetë përsëri aty. Prandaj kjo përpjekje për ndërhyrje e Rusisë thuajse para përfundimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është një lojë e rrezikshme, duke e ditur që Rusia gjithmonë ia ka mbajtur krahun Serbisë, kështu që nëse Rusia përfshihet në këto bisedime atëherë ka gjasa të ndodhë ajo që gjithmonë kemi pasur frikë - ndryshimi i kufijve të Kosovës”, thotë analisti Dardan Grapci.

Image
Dardan Grapci

Analisti polik dardan Grapci, e konsideron me rrezik të madh për sovranitetin e shtetit të Kosovës, madje edhe për ndikimin destabilizues në rajon përfshirjen eventuale të Rusisë në dialogun me Serbinë, në përpjekjet për arritjen e një marrëveshje paqësore mes dy shteteve, për njohje dhe anëtarësim në OKB.

Prandaj sipas Grapcit, pala Kosovare në asnjë mënyrë nuk duhet lejuar dhe pranuar që në procesin e vazhdimit të dialogut me Serbinë, të ndërmjetësuar nga BE dhe SHBA-të të futet edhe një faktor i tretë që në këtë rast është Rusia, shtet mik i dëshmuar për mbështetjen e Serbisë edhe gjatë zhvillimit të luftërave të përgjakshme në ish Jugosllavi, përfshirë këtu edhe Kosovën.

“Pala Kosovare duhet ta kundërshtojë përfshirjen e Rusisë në procesin e dialogut Kosovë-Serbi pa kompromis, nuk po e them këtë që vetëm pse Rusia është aleat i Serbisë, por edhe për shkak se nuk ka qenë e përfshirë që nga bisedimet e para. Po të kishte qenë nga fillimi e përfshirë do të kisha mundur të them që është në rregull dhe duhet vazhduar të jetë përsëri aty. Prandaj kjo përpjekje për ndërhyrje e Rusisë thuajse para përfundimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është një lojë e rrezikshme, duke e ditur që Rusia gjithmonë ia ka mbajtur krahun Serbisë, kështu që nëse Rusia përfshihet në këto bisedime atëherë ka gjasa të ndodhë ajo që gjithmonë kemi pasur frikë - ndryshimi i kufijve të Kosovës”, thotë analisti Dardan Grapci.



Kundër përfshirjes së Rusisë në këtë dialog, sipas Grapcit, duhet të dalin me deklarata edhe përfaqësuesit e vendeve të Kuintit në Kosovë , pasi janë vendet e tyre që po e inkurajojnë arritjen e shpejtë të një marrëveshje mes dy vendeve përmes dialogut dhe në funksion të forcimit të paqes në rajon.

“Për të mos ardhur deri te ky konflikt që mundë ti acaroj raportet jo vetëm me Kosovën, por edhe me shtetet fqinjë, siç janë Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, duhet parandaluar ndikimi rus. Ndryshe këtu mundë të ndodhë edhe më pa pritshmja-lufta e ftohtë në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ambasadat e huaja në Kosovë duhet urgjentisht ti bëjnë presion palës Kosovare që mos të pranojnë përfshirjen e Rusisë, ndryshe gjithë këto bisedime dhe marrëveshje që janë bërë deri sot do të ishin të pa vlerë”, thotë Dardan Grapci.

(Kosova Sot Online)