Koronavirusi në Kosovë: 1,038 të infektuar, 793 të shëruar dhe 30 viktima

  • 26 May 2020 - 07:17
Koronavirusi në Kosovë: 1,038 të infektuar, 793 të shëruar dhe 30 viktima

Gjatë ditës së sotme janë konfirmuar 6 raste të reja me koronavirus, duke çuar numrin total në 1038. Të gjitha rastet kanë ardhur nga Prizreni.

Derisa gjatë ditës së djeshme në Kosovë u shënua dita e parë pa asnjë rast pozitiv. Sot qytetarët janë njoftuar për masat e reja lehtësuese të koronavirusit. Qytetarëve do u lejohet të dalin nga 16 orë, duke filluar nga ora 5 e mëngjesit deri në 21:00.

Edhe objektet fetare si kishat dhe xhamitë do jenë të hapura nga e enjtja.

Ferizaji është komuna me më së shumti raste deri tani, me 134 nga to, por me 97 persona të shëruar. Më pas vjen Prizreni me 130 raste dhe Prishtina me 85.

Sot është shënuar viktima e 30 nga koronavirusi, një burrë 59 vjeçar nga Prizreni.

(Kosova Sot Online)