Shtëpia që nga jashtë duket e thjeshtë, ndërsa brenda si “anije kozmike”

  • 26 May 2020 - 07:26
Shtëpia që nga jashtë duket e thjeshtë, ndërsa brenda si “anije kozmike”

Të gjithë e kemi dëgjuar thënien “mos gjyko librin nga kopertina” – kjo shtëpi e spjegon më së miri definicionin e saj.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, nëse kaloni përreth këtij objekti do të mendoni se është thjesht një shtëpi njëkatëshe me tulla të kuqe – por brenda ekziston në të vërtetë një “dhomë kontrolli anije kozmike”, dhe një “vilë deti”.

Shtëpia gjendet në Pittsburg, Pennsylvannia të SHBA-së, dhe aktualisht është në shitje për 159 mijë dollarë.

Ky objekt është i duhuri për argëtim si dhe aventura të tjera të pafundme.

Argëtimi fillon menjëherë pasi shkelni brenda, pasi dhoma është e dizajnuar me një tematikë të shekullit të 13-të.

E pajisur me një tavan dramatik, ajo ka dysheme prej druri dhe oxhakun me tulla.


(Kosova Sot Online)