Koronavirusi në harresë! “Tërbohen” të rinjtë në SHBA, muzikë, alkool dhe …

  • 26 May 2020 - 07:44
Koronavirusi në harresë! “Tërbohen” të rinjtë në SHBA, muzikë, alkool dhe …

Edhe pse SHBA është vatra më e madhe e koronavirusit në botë, të rinjve duket se nuk u intereson ky fakt, por vijojnë të pashqetësuar festat e tyre të shthurura!

Ato janë parë duke “pushtuar” baret pranë plazheve në Missouri, duke mos respektuar distancimin social dhe tepruar jo pak me alkoolin. Pikërisht kjo tablo, ka bërë që autoritetet të shqetësohen dhe të të frikësohen se mos këto skenare, janë një burim i mundshëm infektimi me COVID-19.

Megjithëse e pranishme në festë, Jodi Kins, u shpreh e shqetësuar për atë ç’ka ndodhi atje, madje e cilësoi si një mjedis shumë të pakujdesshëm.

“Kur shkuam në festë, fjalët e mia të para ishin, o zot çfarë është kjo. Distancimi social nuk ekzistonte. Megjithatë të gjithë dukeshin sikur po e shijonin këtë gjë. Ishte një mjedis shumë i pakujdesshëm”, tha Jodi.

(Kosova Sot Online)