100 zyrtarë policorë në Prizren në vetizolim

  • 26 May 2020 - 08:02
100 zyrtarë policorë në Prizren në vetizolim

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të policisë në Prizren, Faton Alija thotë se nga regjionet e Gjakovës, Ferizajt dhe Prishtinës kanë marrë përforcime me zyrtarë policorë.

Alija thotë se kjo drejtori tashmë numëron 13 zyrtarë policorë të infektuar me Covid-19.

“Për fat të mirë asnjëri nga ta nuk kanë ankesa sa i përket gjendjes shëndetësore”, tha ai.

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Prizrenit thotë se rreth 100 zyrtarë policorë janë izoluar për shkak të rrezikut të përhapjes së COVID-19.

Ai ka thënë se stacioni megjithatë punon me kapacitete të plota pasi janë transferuar punëtorë nga stacione tjera rajonale.

Alija thotë se megjithatë Prizreni ka edhe njësi tjera policore që mundësojnë ofrimin e sigurisë në Prizren.

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Prizrenit thotë se pavarësisht vendimeve nga institucionet, në Prizren zyrtarët policorë do të vazhdojnë të punojnë me orar 12 orë deri në zbutjen e situatës.

(Kosova Sot Online)