Mbi 5 milionë e gjysmë të infektuar me koronavirus në botë

  • 26 May 2020 - 09:11
Mbi 5 milionë e gjysmë të infektuar me koronavirus në botë

Zyrtarisht mbi 5 milionë e 591 mijë njerëz janë infektuar me koronavirus në botë.

Deri tash sipas WorldMeters 5,591,668 janë infektuar, 347,944 kanë vdekur si dhe 2,367,961 persona janë shëruar nga koronavirusi në nivel global.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës prijnë me numrin e të infektuarve kur numri i përgjithshëm është 1,706,226 teksa kanë vdekur 99,805 persona si dhe janë shëruar 464,670 pacientë.

Brazili radhitet në vendin e dytë me 376,669 të infektuar, 23,522 të vdekur dhe janë shëruar 153,833 persona.

Në vendin e tretë është Rusia me 353,427 të prekur, kan9 vdekur 3,633 njerëz si dhe janë shëruar 118,798 njerëz.

Kujtojmë se virusi korona për herë të parë u përhap në Wuhan të Kinës dhjetorin e vitit të kaluar, teksa deri tash është përhapur në mbi 187 vende të botës – ku rajonet më të goditura janë Amerika dhe Evropa.

(Kosova Sot Online)