Donald Trump pas lirimit të Grenellit nga postet tjera a po paralajmëron si prioritet zgjidhjen e çështjes së Kosovës

  • 26 May 2020 - 11:43
Donald Trump pas lirimit të Grenellit nga postet tjera a po paralajmëron si prioritet zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Trump ka urdhëruar ofensivë totale në zgjidhjen e problemit të Kosovës. Presidenti amerikan “liroi” njeriun që i beson më së shumti Riçard Grenell nga obligimet dhe postet tjera me qëllim që të i përkushtohet kryesisht vazhdimit të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit dhe realizimin e planit për shthurjen e nyjës së Kosovës, shkruan “Pravda”.

Ajo që spekulohej u vërtetua të dielën kur Grenell konfirmoi në Tviter se “është e vërtetë” largimi i tij nga detyra e ambasadorit. Ditë më parë i dërguari i Trampit u largua nga vendi i shefit të agjencive informative amerikane, duke mbetur vetëm si i dërguar special për dialogun Prishtinë -Beograd.

Kjo sipas analistëve është dëshmi e padyshimtë se Tramp ka vendosu Kosovën lartë në listën e prioriteteve të politikës së jashtme. Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Grenellit, Dik Kastin që përsëriti se Grenell mbetet i dërguar special për dialog.

“AI pret vazhdimin e dialogut sa më parë, sapo të përfundoi formimi i qeverisë së re të Kosovës” ka thënë Kastin.

Dejan Miletiç, drejtor i Qendrës për studime të globalizmit ka thënë se kjo deklaratë nga Uashingtoni ka kuptim shumëdimensional.

“Së pari themelore është se Grenell ruan funksionin e të dërguarit special, do ketë më shumë kohë dhe hapësirë të merret me dialogun. Nuk ka dilemë se do fokusohet në gjetjen e zgjidhjes dhe nisjen e dialogut në drejtimin e ndonjë kompromisi. Po ky nuk është shkaku i vetëm pasi Grenell është personi më i besuar i Tramp dhe diplomat me respekt për fushatën parazgjedhore . Andaj nuk duhet harruar se Grenell ka ndërmarr shumë hapa me rëndësi , gjë që nuk përjashtohet edhe emërimi i tij në ndonjë pozitë tjetër të lartë” tha Miletiç.

Ndërkohë ish-shefi i diplomacisë së SRJ Vladislav Jovanoviç mendon se: “Sido që të jetë, Amerika në Kosovë duhet të ruaj pozitën dominuese të ndikimit sepse atje ka interes të vazhdueshëm. Grenell tash përsëri do të aktivizohet dhe do përpiqet që të arrij sukses për Trampin në Kosovë në prag të zgjedhjeve. Ajo që mund të jetë pengesë është se në Serbi e mundet edhe në Prishtinë të ketë zgjedhje”.

(Kosova Sot Online)