Kryeministri britanik ankohet për probleme në sy pas infektimit me Covid-19

  • 26 May 2020 - 12:26
Kryeministri britanik ankohet për probleme në sy pas infektimit me Covid-19

Shefi i qeverisë britanike, Boris Johnson, është ankuar se ka pasur probleme në sy pas infektimit me koronavirus.

Ai kishte qëndruar disa ditë në repartin e kujdesit intenziv pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga virusi i ri. Sidoqoftë, ai u shërua dhe u kthye në punë, duke i falënderuar mjekët për punën e madhe.

Për më tepër, këshilltari i lartë i tij, Dominic Cummings, ka thënë se arsyeja pse kishte udhëtuar gati 100 kilometra gjatë karantinës ishte për t’i testuar sytë, shkruan “BBC”.

Atëherë, a ndikon koronavirusi në aftësinë e personave të infektuar për të parë? Simptoma e këtillë është e rrallë, por ekspertët thonë se kjo nuk është diçka e padëgjuar më parë.

Infeksione të ngjashme mund të shkaktojnë konjuktivitisin viral, që bën që sytë të lotojnë dhe krijon një ndjenjë të pakëndshme.

(Kosova Sot Online)