Polonia nis një kontigjent me ndihma drejt Kosovës

  • 26 May 2020 - 12:47
Polonia nis një kontigjent me ndihma drejt Kosovës

Republika e Polonisë ka nisur sot një kontigjent të ndihmave për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në luftimin e coronavirusit.

Në praninë e gjashtë Ambasadorëve të vendeve të Ballkanit (Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut, Bosnjë e Hervegovinë dhe Serbi), përfaqësuesit e Institucioneve të Republikës së Polonisë, nën drejtimin e sekretarit të shtetit, koordinatorit nacional për Procesin e Berlinit, Szymon Szynkowski vel Sek, e vlerësuan këtë ndihmë solidariteti si një vazhdimësi të angazhimit polak në Ballkanin Perëndimor.

Lajmin e ka bërë të ditur amabasadori i Kosovës në Republikën e Çekisë.

“Duke e falënderuar popullin dhe institucionet e Republikës së Polonisë për shtrirjen e dorës së ndihmës në çdo periudhë të vështirë për të gjithë theksova rëndësinë që kjo mbështetje ka për Kosovën.

Në këtë betejë të vështirë jemi bashkë dhe ju na bëtë me dije sot se miqesia ndërtohet me mirebesim dhe partneriteti me përkushtim. Polonia sot sërish u rreshtua me Ballkanin Perëndimor, në solidaritet, për ta parandaluar përhapjen e virusit, në një periudhë kur edhe vet përballet me te njejtën sfideë, me të njejtin përkushtim siç i qëndroi pranë rajonit në rrugën e tij të rimëkëmbjes, të tejkalimit të dallimeve dhe përafrikit me vlerat evropiane. Dhe rruga që këta djem të brigadës së zjarrfikësve polakeë do ta bëjnë drejt vendeve tona në Ballkan do të jetë lidhja e fortë mes nesh”, ka thënë Vllahiu.

Vllahiu ka shprehur mirënjohjen e popullit dhe të institucioneve të Kosovës edhe për ndihmën që Presidenti i Polonisë, Andrej Duda, ka ndarë për Kosovën në luftën kundër përhapjes se COVID-19

(Kosova Sot Online)