Mblidhen 9.5 miliardë euro në fushatën për zbulimin e vaksinës kundër Covid-19

  • 26 May 2020 - 13:16
Mblidhen 9.5 miliardë euro në fushatën për zbulimin e vaksinës kundër Covid-19

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka njoftuar se në një fushatë globale për mbledhjen e fondeve për zhvillimin e vaksinës dhe terapive kundër Covid-19 deri më tani janë mbledhur 9.5 miliardë euro.

“Rezultat i shkëlqyeshëm, arritja e momentit të parë historik në maratonën e udhëhequr nga Komisioni i BE-së”, shkroi Ursula von der Leyen në Twitter.

Fushata për dhurimin e mjeteve, e cila është shmangur nga Shtetet e Bashkuara, kishte arritur t’i siguronte tetë miliardë dollar nga liderët botërorë dhe institucionet e tjera më 4 maj, në datën kur kishte nisur, shkruan “Reuters”.

(Kosova Sot Online)