Hashim Thaçi: Kurti erdh me yryshin për të më shkarkuar, por iu pata thënë që do të ikë para meje

  • 26 May 2020 - 13:18
Hashim Thaçi: Kurti erdh me yryshin për të më shkarkuar, por iu pata thënë që do të ikë para meje

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë për media e ka cilësuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, si uzurpues të institucioneve të Republikës së Kosovës meqë sipas tij lideri i VV’së ka shkelur dy herë Kushtetutën dhe është shkarkuar nga Kuvendi i Kosovës.

Kreu i shtetit në këtë konferencë ka folur edhe rreth kërkesës së Kurtit për dorëheqje nga posti i presidentit me pretendimet se ka shkelur Kushtetutën e vendit.

Thaçi ka thënë se s’do të flas asgjë rreth vendimit të Kushtetueses derisa ka thënë se Kurti kishte ardhur në pushtet me yryshin e rrëzimit të presidentit, por thotë se kishte potencuar qysh atëherë që ai (Kurti) do të shkojë më herët se presidenti.

Presidenti gjithashtu ka theksuar prapë që “grupi i Kurtit” duhet të japin përgjegjësi për veprime e kundërligjshme që i kanë bërë sa kanë qeverisur.

(Kosova Sot Online)