Nga e hëna të burgosurve do t’u lejohen vizitat familjare

  • 26 May 2020 - 13:41
Nga e hëna të burgosurve do t’u lejohen vizitat familjare

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se nga 1 qershori do të fillojë me lejimin e vizitave familjare për të burgosurit.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, ShKK’ja ka bërë me dije se secili vizitor është i obliguar të dezinfektohet në hyrje  të institucioneve korrektuese, e po ashtu me vete duhet të ketë maskë dhe dorëza mbrojtëse.

“Gjatë vizitës së tyre, secili vizitor është i obliguar të dezinfektohet në hyrje  të institucioneve korrektuese, e po ashtu me vete duhet të ketë maskë dhe dorëza mbrojtëse. Si masë lehtësuese, do  të fillojmë me pranimin e vetëm dy  (2) anëtarëve të ngushte të familjes dhe gradualisht do të rrisim edhe numrin e vizitorëve”, thuhet në njoftim. 

(Kosova Sot Online)