E martuan që 12-vjeç/ Historia e dhimbshme e nënës shqiptare me tre fëmijë që vetëm dhunohet nga burri: Sharje nga nëna, grushte e goditje me thikë në mes të natës. Vjehrra më detyroi që…

  • 26 maj 2020 - 14:58
E martuan që 12-vjeç/ Historia e dhimbshme e nënës shqiptare me tre fëmijë që vetëm dhunohet nga burri: Sharje nga nëna, grushte e goditje me thikë në mes të natës. Vjehrra më detyroi që…

Ishte vetëm 12-vjeç kur e martuan dhe vetem dy vjet me pas u be nene, ne moshen 14 vjecare. Sibora Ahmeti, sot që është 22 vjeç ajo ka tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë, por kerkon ndihme pas dhunes shtazore qe vuan nga burri i saj. 

Cili ishte rrugëtimi i vështirë i 22-vjeçares, e cila sot ndodhet në mesin e katër rrugëve e braktisur nga gjithçka. Ajo ka mbërritur në studion e emisionit me “Zemër të Hapur”,  në News24, për të bërë një thirrje.

Sibora e ka quajtur studion si një nga mbështetësit e saj të mirë, pasi nga kjo studio ajo gjeti dikur babain e saj, të cilin nuk e njihte që në moshën 1-vjeçare. Thirrja e saj është një thirrje shpirti, kujt i drejtohet këtë herë 22-vjeçarja? Nga kush është braktisur dhe dhunuar këtë herë?

Përveç vuajtjeve të shumta, e reja është përballur edhe me dhunën nga bashkëshorti, i cili siç tregon ajo, e ka goditur edhe me thikë.

“Kohet e fundit burri me dhunonte shume, vinte nga puna edhe me shante nga mami, godiste me grushta. Nuk e durova me dot. Nga kjo martese linden tre femije. Femijen e pare e linda 14 vjece, te dytin e linda 17 vjece ndersa femijen e fundit 21 vjec. Kam dy goca edhe nje cun. Femija i pare eshte 6 vjec, cuni eshte tre, ndersa djali i vogel eshte 1 vjec. Kisha celebrime, por nuk e vazhdoja me martesen sepse ai vinte dhe arriti te me dhunonte edhe me thike. Erdhi nje dite ne shtepi me tha me jep buke, i dhashe buke, edhe u ula te haja edhe per vete. Pastaj ai me ngriti nga buka dhe me tha me shtro te fle, u cova dhe ai filloi te me godiste me thike ne koke.

Une vendosa te merrja femijet edhe u largova, shkova ne xhami. Por nuk gjeta asnje rrugezgjidhje, tani jetoj te mami e cila jeton ne nje qender sociale, jam e deryruar te rrij deri ne 4 te pasdites jashte sepse ata te qendres sociale nuk pranojne. Une kam qene ne emisionin tuaj per te kerkuar babin pasi nuk dija asgje se ku ndodhej. Por une e kerkova edhe per te me dhene nje prokure per te dal jashte shtetit. Pasi e gjeta babin ai asnjehere nuk u be me i gjalle. Une dua qe te beje nje apel qe te strehohem pasi ndihem e vetmuar edhe e pasigurte”, rrëfen e reja.

Më tej, 22-vjeçarja tregon si nisi rrugëtimi i vuajtjeve të saj, që nga martesa me shukuesi, në moshën 12-vjeçare, e deri te përballja me vjehrrën, e cila e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale që në atë moshë.

“Më martuan me shkuesi, djali i tezes kishte krushqi me familjen e ish-burrit. Kam kaluar një fëmijëri shumë të vështirë, erdhën këta njerëzit e burrit edhe më kërkuan dorën, unë isha vetëm 12-vjeç. Familja më fejoi sepse ne ishim në kushte shumë të vështira. U fejova edhe që në javën e parë të fejesës më morën njerëzit e burrit edhe nuk më kthyen kurr sepse më pohuan që nuk kishin mundësi të bënin ceremoninë e dasmës. Unë qëndrova përfundimisht aty, por kam punuar shumë, kemi jetuar në Gjirokastër kemi mbledhur sherebel. Kur jam përballur me këtë vuajtje mendova se mamin tim e hëngrën në bese. Pasi mami është mërzitur shumë për këtë martesë. Jeta ime ka qenë shumë e vështirë, njerëzit e burrit më kanë trajtuar shumë keq, burri i dëgjonte shumë njerëzit e vet, një mijë herë më përzënë nga shtëpia edhe më ka marr. Kishim grindje nga mos pasja edhe fëmijët ishin të vegjël. Filloi të ushtronte dhunë pastaj, jeta ime ka qenë vetëm vuajtje, dhimbje. Unë nuk ngelesha shtatëzënë edhe ata i thoshnin mamit tim që merre se nuk bënë fëmijë.

Kur më çuan në një doktorr ai vuri duart në kokë edhe tha çfarë kërkoni kjo është një fëmijë për vete vetëm 12-vjeç. Kur vjehrra më çoi në një mjek tjetër ai më dha një letër me vulë që jepte siguri që unë do të bëja fëmijë. Nga ana e burrit u prit shumë mirë kjo gjë. Momenti kur rash shtatëzënë mendova nga momenti që lind ky fëmijë familja do mblidhej më shumë. Kam vuajtur shumë gjatë lindjes së parë. Celebrimin e kam kryer kur unë isha 18 vjeçe. Linda djalin 14-vjeçe. Kur shkova në spital për të lindur mjekja më tha që ti je shumë e vogël. Nga mosha 12 vjeçe e deri tani që jam 21 vjeçe kam vuajtur shumë. Kam pasur probleme shumë edhe me bashkëshortin, prindrit e atij nuk më donin. Ekonomia ishte e dobët shumë. Kishim debate edhe kur unë edhe burri jetuam veç tyre në shtëpi me qera. Më ka mbajtur mami im katër vite në shtëpi edhe kur isha shtatëzënë. Bashkëshorti im ka një vit që ushtronte dhunë ndaj meje.Kur erdha në emisionin tuaj disa vite më parë erdha për të kërkuar babin, edhe nuk doja që të tregoja për familjen nga burri që ata më dhunonin apo nuk kaloja mirë atje.

Ai më dhunonte vazhdimisht, edhe sot që kam ikur nga shtëpia, ika pas një debati shumë të fortë. Kanë qenë orë të natës, por në mëngjes unë mora disa rroba të fëmijëve edhe u largova. Kam katër muaj që jam larguar edhe ai nuk ka reaguar asnjë moment. ai nuk ka pyetur njëherë për fëmijët. Mami im jeton në një shtëpi sociale, edhe ata nuk më fusin dot brenda.Dua një mbështetje ku të rri me tre fëmijë, se djali bënë 6 vjeç tani edhe ma thote gjithmonë kur do filloj shkollën. Dua ndihmën tuaj për sjelljen e dokumentave nga Kuçova në Tiranë. Jam detyruar nga vjehrra ime të kryej marrëdhënie seksuale në moshën 12-vjeçare. Unë e kundërshtova sepse i thashë që i kam dhënë fjalën mamit dhe nuk mund të fle, por ata më detyruan të kryeja mardhënie. Edhe kjo ndodhi, unë u dorëzova, nuk kisha çfarë të bëja”, tregon e reja.

(Kosova Sot Online)