Vit pa dasma, shumë humbje financiare

  • 26 May 2020 - 16:45
 Vit pa dasma, shumë humbje financiare

Masat të cilat u vendosën për ta parandaluar përhapjen e virusit korona i kanë penguar shumë çifte ta kurorëzojnë dashurinë e tyre, me ç’rast shumë dasma janë shtyrë e shumë të tjera u anuluan tërësisht.

Kjo situatë ka qenë një sfidë e madhe për të gjithë. Më të zhgënjyer kanë qenë çiftet të cilët e kishin paracaktuar datën e dasmës dhe ishin angazhuar për të gjitha organizimet e nevojshme, përfshirë dukjen, restorantin, ushqimin, dekorin e muzikën.

Kështu, anulimi i dasmave rrjedhimisht u solli humbje të gjitha këtyre bizneseve.

Sigurisht që reagimet ishin të shumta nga të gjithë akterët e mundshëm.

Por nëse anulimi i dasmave në pjesën e dytë të vitit nuk do të ndodhë, sa do të jetë i frikshëm kthimi?

Aty ku dasmorët do të kalojnë kohën më të madhe duke kërcyer e festuar me orë të tëra, janë restorantet apo sallat e ndryshme të dasmave. Kështu edhe sektori i gastronomisë do të këtë pasojat e veta, sidomos te ato biznese që burim financiar i kanë dasmat e ahengjet.

Mirëpo, për të pasur një dasmë përrallore e me shije, dekori luan një rol të jashtëzakonshëm, sektor i cili nuk mbeti pa u prekur si pasojë e pandemisë.

Por, Shemsie Dërmaku shprehet optimiste se dasmat do të mundë të realizohen gjatë muajve në vazhdim. 

Memoria më e mirë e gjithë festës mbeten fotografitë e videot e ndryshme. Kujtime që ne kemi mundësi t’u kthehemi edhe pas shumë vitesh.

Kështu, fotografi Noriku ka filluar përgatitjet e hapësirave për të gjitha ato çifte që s’kishin mundësi ta kurorëzonin dashurinë e tyre me dasmë e festë.

Mbetet të shihet nëse sezoni i verës do të sjellë atmosferë të njëjtë si viteve të kaluara, dhe nëse çiftet do të kenë mundësi t’i realizojnë planet e paracaktuara.

(Kosova Sot Online)