Për t’ia marrë pasurinë, burri vrau gruan duke i futur gjarprin helmues në dhomë

  • 26 May 2020 - 20:03
 Për t’ia marrë pasurinë, burri vrau gruan duke i futur gjarprin helmues në dhomë

Një burrë është arrestuar pasi dyshohet se kishte vrarë gruan e tij duke lënë një kobra (lloj gjarpri) në dhomën e saj.

Policia në shtetin jugor të Kerala në Indi, tha që regjistrimet në telefon treguan se Sooraj, 27 vjeç, kishte qenë në kontakt me mbajtësit e gjarprit dhe kishte shikuar gjithashtu video të shumta me gjarpinj në internet.

Sooraj gjeti një gjarpër shumë helmues, i cili e sulmoi gruan e tij Uthra dhe e la në spital për gati dy muaj.

Uthra ishte akoma duke u rikuperuar në shtëpinë e prindërve të saj në fillim të këtij muaji, kur Sooraj mori një kobra dhe e hodhi atë tek gruaja e cila ishte në gjumë.

Një deklaratë e policisë thoshte: Sooraj qëndroi në të njëjtën dhomë si Uthra sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Ai po shkonte për rutinën e tij të mëngjesit kur u alarmua nga britmat e nënës së Uthrës. Ata e çuan në spital, ku mjeku tha që ajo kishte vdekur.

Prindërit e Uthrës u bënë dyshues kur Sooraj u përpoq të siguronte pronësinë e pasurisë së gruas së tij vetëm disa ditë pas vdekjes së saj.

Ajo ishte nga një familje e pasur, por Sooraj i cili punonte në një bankë private nuk qëndronte aq mirë financiarisht.

Policia tha se martesa kishte përfshirë një pasuri të madhe që përfshinte gati 100 monedha ari, një makinë të re dhe rreth 500,000 rupi në para të gatshme.

“Sooraj kishte frikë se divorci nga Uthra do të nënkuptonte kthimin e gjithë pasurisë. Kjo është kur ai vendosi ta vriste atë”, thuhet në deklaratën e policisë.

Ofruesi i gjarprit gjithashtu u arrestua.

(Kosova Sot Online)