Synohet themelimi i Institutit për Hetime të Krimeve të Luftës

  • 26 May 2020 - 21:15
 Synohet themelimi i Institutit për Hetime të Krimeve të Luftës

21 vjet më parë 45 persona të pafajshëm u vranë e u masakruan në fshatin Recak të Shtimes. Por, ende autorët këtij krimi që tronditi botën nuk kanë dalë para drejtësisë.

E ky nuk është rasti i vetëm kur autorët e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, nuk janë ndëshkuar.

Ndërkohë, këto krime po synohet që të mos mbesin në heshtje.

Qeveria e Kosovës, ka nisur punën për themelimin e Institutit për Hetimin e Krimeve të Luftës.

Takimi i parë tashmë është mbajtur.

Megjithatë këshilltarja e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, Furtuna Sheremeti thotë se nuk do ta kenë të lehtë pasi sipas saj kanë kaluar dy dekada nga përfundimi i luftës.

Funksionalizimin e këtij instituti po e shohin si të domosdoshëm edhe organizatat joqeveritare.

Sipas Feride Rushtit nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës Kosovës i ka munguar një institutit që ka që ka për fokus dokumentimin e krimeve të luftës

Ndërkohë një institut i ngjashëm në Kosovë, ishte themeluar në vitin 2011, por me vendimin e Qeverisë së Kosovës, ai është mbyllur në vitin 2018.

(Kosova Sot Online)