Karantina në konvikte mbyllet në fund të kësaj jave

  • 26 May 2020 - 21:37
 Karantina në konvikte mbyllet në fund të kësaj jave

Që nga 18 marsi Qendra e Studentëve u shndërrua në karantinë. Gjatë kësaj periudhë aty u izoluan më shumë se 1500 persona që erdhën nga vendet e ndryshme të botës në kohë pandemie.

Por me shumë gjasë së shpejti më nuk do ta ketë një funksion të tillë.

Kjo pasi që në fund të kësaj jave kjo qendër pritet t’i kthehet normalitetit, meqë sipas Ministrisë së Shëndetësisë tashmë janë krijuar kushtet për fitore mbi pandeminë.

Këtë e konfirmoi edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti gjatë vizitës që të martën i bëri qendrës së studentëve.

Menaxheri i karantinës tregon se çka do të ndodh me ata persona që kthehen në Kosovë kur të mbyllet qendra.

“Këto masa sigurisht do t’i paraqesin Ministria e Shëndetësisë. Pas mbylljes së karantinës të kthyerit do të shkojnë në vetizolim 14 ditësh.

E para se vendi t’i kthehet studentëve ashtu siç ka qenë janë do të ndërrohet inventari i brendshëm dhe dezinfektimi.

(Kosova Sot Online)