Ky është bilanci total i të prekurve me koronavirus në Kosovë

  • 27 May 2020 - 07:52
Ky është bilanci total i të prekurve me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi se të martën janë testuar gjithsej 220 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, ku me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 9 raste.

Sipas institutit, rastet pozitive janë raste kontakti nga komuna e Vushtrrisë 8 raste, sipas vendbanimit 7 raste Vushtrri dhe 1 rast Bajskë, si dhe 1 rast me vendbanim në Gjilan.

“Më 26 maj 2020, janë shëruar 3 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 794 raste. Nga data 08 shkurt deri më 26 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 13.725 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.047 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome”, thuhet në njoftim.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 26 maj 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 5.639.951 raste të COVID-19 dhe 349.392 raste të vdekjes.


(Kosova Sot Online)