Ka edhe qese gjaku brenda: Lexoni 6 fakte rreth veturës më të blinduar në histori

  • 27 May 2020 - 07:57
Ka edhe qese gjaku brenda: Lexoni 6 fakte rreth veturës më të blinduar në histori

Limuzina presidenciale e ish-presidentit të SHBA’ve, është fjala e fundit e teknologjisë. Është e aq e sigurtë sa i reziston çdo lloj eksplozivi të fuqishëm.

Vetura e presidentit është makina presidenciale më e blinduara në histori. Struktura e saj e plotë është sekret, ashtu si e çdo presidenti amerikan. Më poshtë ju sjellim gjashtë fakte rreth saj:

1. Dritaret

Dritaret e limuzinës janë 5-6 inç të trasha, kundër shpërthimit të bombave dhe sigurisht antiplumb. Edhe pse i trashë mund të shohësh mjaft qartë jashtë.

2. Dyert

Dyert i janë nënshtruar inaugurimit dhe me produktin e ri të përfunduar, janë rritur me 8 inç trashësi. Këto dyer peshojnë aq sa të një avioni Boeing 757.

3. Shoferi

Shoferi nuk është një shofer i zakonshëm, por agjent i CIA’s i trajnuar posaçërisht për situate të paparashikueshme. “Bisha” udhëton me presidentin dhe gjithmonë është e parkuar në mënyrë strategjike për të krijuar një barrierë nga njerëzit.

4. Pajisjet mbrojtëse

Ka disa pjesë mbrojtëse në bordin e limuzinës. Kamera për të parë natën, mbrojtëse nga plumbat e shotganit, dhe pajisje kundërgaz. Nëse Presidenti lëndohet në makinë, ka qese gjaku të presidentit që do mund t’i duhen në rast plagosjeje.

5. Gomat

Për të mbrojtur Presidentin nga plumbat, gozhda apo objekt tjetër që synon prishjen e gomave, limuzina ka super goma që nuk mund të shpohen kurrë.

6. Skeleti

Për të shmangur çdo gjë që nga plumbi deri tek gurët, trupi i makinës është i përbërë nga një përzierje materialesh të forta që punojnë për të ndalur dhe energjinë e një predhe. “Bisha” është fortesë lëvizëse e përbërë nga çeliku, alumini, titani dhe qeramika. Një pjatë e çelikut lëviz poshtë veturës për ta mbrojtur atë nga bombat apo granatat.

(Kosova Sot Online)