Gjermania shënon 362 raste të reja të koronavirusit

  • 27 May 2020 - 08:09
Gjermania shënon 362 raste të reja të koronavirusit

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 362 raste të reja të të infektuarve me koronavirus.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 47 viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve shkoi në 8,349, shkruan “Reuters”.

Në anën tjetër, shifra e të prekurve ka shkuar në 179,364 dhe është një prej më të lartave në Evropë.

Pavarësisht rasteve të reja, qeveria gjermane tashmë e ka larguar një pjesë të madhe të masave kufizuese dhe i ka rihapur disa sektorë të ekonomisë.

Ky shtet dallohet për shkallën e ulët të vdekshmërisë nga Covid-19 në krahasim me Britanian, Italinë, Spanjën dhe Francën.

(Kosova Sot Online)