Meksika shënon rekord të viktimave të Covid-19 për 24 orë

  • 27 May 2020 - 08:21
Meksika shënon rekord të viktimave të Covid-19 për 24 orë

Gjatë 24 orëve të kaluara, Meksika i ka regjistruar 501 të vdekur nga koronavirusi. Kjo ishte shifra më e lartë ditore e viktimave që nga fillimi i përhapjes së sëmundjes.

Autoritetet shëndetësore njoftuan se numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 8,134, ndërsa shifra e të infektuarve në 74,560, shkruan “Reuters.

Më parë është raportuar se pandemia mund ta shkaktojë humbjen e një milion vendeve të punës në shtetin e dytë me popullsinë më të madhe në Amerikën Veriore pas Shteteve të Bashkuara.

Pavarësisht rasteve të reja, ky shtet, që është në mesin e dhjetë vendeve më të vizituara nga turistët në botë, ka paralajmëruar se do t’i rihapë dyert për vizitorët e huaj nga qershori.

Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador, disa ditë më parë bëri thirrje që të largohen masat kufizuese në komunat që nuk kanë shënuar asnjë rast të koronavirusit, por një kërkesë e tillë është kundërshtuar nga autoritetet lokale, duke paralajmëruar se pandemia është ende larg fundit.

(Kosova Sot Online)