Twitter vendos vërejtje në postimin e Trump-it, ofron fakte në lidhje me përmabjtjen

  • 27 May 2020 - 12:07
Twitter vendos vërejtje në postimin e Trump-it, ofron fakte në lidhje me përmabjtjen

Për herë të parë, rrjeti social “Twitter” ka marrë masa kundër një vargu të postimeve të presidentit amerikan, Donald Trump, duke ua vendosur një shenjë paralajmëruese dhe një link për të ofruar fakte në lidhje me përmbajtjen e postimit.

Që nga ardhja në pushtet, kreu i Shtëpisë së Bardhë e ka përdorur llogarinë e tij në Twitter për të kërcënuar një lider botëror, për të përforcuar të dhëna të gabuara raciste nga figurat britanike dhe shpërndarjen e një gënjeshtre për vdekjen e një ndihmësi të Kongresit.

Gjatë tërë kësaj kohe, rrjeti i famshëm social nuk kishte marrë ndonjë masë për t’i bllokuar postimet e presidentit amerikan, shkruan “The Guardian”.

(Kosova Sot Online)