Lirohet hapësira publike në lagjen “Dardania” në kryeqytet

  • 27 May 2020 - 14:00
Lirohet hapësira publike në lagjen “Dardania” në kryeqytet

Komuna e Prishtinës ka liruar hapësira publike në lagjen “Dardania”. Përmes një njoftimi thuhet se ka kohë që ky konstruksion metalik në Dardani, i vendosur në hapësire publike, është nën vëzhgim të Inspekcionit.

Sipas komunës, pala nuk i është përgjigjur asnjë thirrjeve dhe nuk ka prezantuar as dokumentacion/leje për shfrytëzim.

“Ka kohë që ky konstruksion metalik në Dardani, i vendosur në hapësire publike, është nën vëzhgim të Inspekcionit. Pala nuk i është përgjigjur asnjë thirrjeje, dhe kësisoj nuk ka prezantuar as dokumentacion/leje për shfrytëzim. Konform ligjeve dhe rregulloreve në fuqi, Inspektorët e terrenit kanë vazhduar procedurat deri në rrënim”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

(Kosova Sot Online)