Komisioni Evropian propozon plan të rimëkëmbjes prej 750 miliardë eurosh

  • 27 May 2020 - 14:48
Komisioni Evropian propozon plan të rimëkëmbjes prej 750 miliardë eurosh

Komisioni Evropian e ka propozuar një pako prej 750 miliardë eurosh për të dalë nga kriza e shkaktuar nga pandemia. Pakoja përbëhet nga grantet dhe huat për secilin vend anëtar të BE-së.

Ekonomia e të gjitha shteteve të Bashkimit Evropian është goditur rëndë nga koronavirusi, por disa vende në jug të bllokut kishin borxhe të mëdha edhe para krizës, shkruan “BBC”.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha: “Ky është momenti i Evropës. Gjërat që i marrim për të mirëqena po vihen në pikëpyetje. Asnjëra prej tyre nuk mund të rregullohet nga ndonjë shtet vetë. Kjo ka të bëjë me të gjithë ne dhe është shumë më e madhe se secili nga ne.”

Ky plan është emërtuar “BE-ja e Gjeneratës së Ardhshme” dhe nuk mund të zbatohet pa përkrahen e të gjitha vendeve anëtare.

Komisioneri për ekonomi, Paolo Gentiloni, tha se ky fond është një pikë kthese për Evropën, që do t’u shtohet instrumenteve që tashmë janë lëshuar.

Sidoqoftë, jo të gjitha vendet kanë qenë të kënaqura me këtë plan. Austria, Holanda, Danimarka dhe Suedi e kanë refuzuar idenë për ofrimin e mjeteve financiare për vendet më të varfra, duke kërkuar që për to të ketë vetëm hua me shkallë të ulët të interesit.


(Kosova Sot Online)