SHBA ndihmon Prokurorinë për t’i adresuar më shpejtë rastet e dhunës në familje

  • 27 May 2020 - 16:35
 SHBA ndihmon Prokurorinë për t’i adresuar më shpejtë rastet e dhunës në familje

Ambasada e SHBA’së në Prishtinë ka bërë të ditur përmes një njoftimi për media se kanë dhuruar pajisje për prokurorë, mbrojtësve të viktimave dhe  për strehimoret e dhunës në familje.

Përmes një komunikate thuhet se më 27 maj, përfaqësues nga Zyra e Programit Ndërkombëtar të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit të Ambasadës së SHBA’së kanë dhuruar kompjutera laptopë dhe pajisje tjera për prokurorë, mbrojtësit e viktimave dhe strehimoreve të dhunës në familje për të ndihmuar viktimat e dhunës në familje.

“Prokurorët dhe mbrojtësit e viktimave do të përdorin laptopët për t’u përgjigjur sa më shpejt incidenteve, të cilat shpesh ndodhin jashtë orarit të zakonshëm të punës. Kjo do t’u mundësojë prokurorëve të iniciojnë akuza kundër abuzuesve menjëherë. Strehimoret e dhunës në familje do të përdorin pajisjet për t’iu përgjigjur nevojave të viktimave të cilave u  ofrojnë strehim, në veçanti për t’i mundësuar fëmijëve viktima të vijojnë mësimin në distancë (online)”, shkruhet në njoftimin e ambasadës.

(Kosova Sot Online)