U shkarkua nga bordi që e emëroi Kurti, Inspektorati kërkon kthimin në punë të Bedri Istrefit

  • 27 May 2020 - 17:07
 U shkarkua nga bordi që e emëroi Kurti, Inspektorati kërkon kthimin në punë të Bedri Istrefit

Inspektorati i Punës përmes një vendimi të nxjerr ka obliguar Telekomin e Kosovës që të kthejë në punë ish-kryeshefin e kësaj ndërmarrje Bedri Istrefi.

Në pikën I të vendimit të Inspektoratit thuhet se ankesa e Bedri Istrefit e bërë në këtë Institucion është e bazuar.

Në pikën II thuhet se vendimi i Telekomit të Kosovës është në kundërshtim me Ligjin e Punës, por edhe ligje tjera të aplikueshme në vendin tonë.

Deri sa në pikën III thuhet se Telekomi i Kosovës duhet të anulojë vendimin e marrë dhe ta njoftojë Inspektoratin brenda 8 ditëve për veprimet e ndërmarra.

(Kosova Sot Online)